Këta janë tre anëtarët e familjes Thaqi të arrestuar për fajde dhe detyrim në Prizren

02 tetor 2024 | 19:28

Kamata javore e mujore: Çka dihet për aksionin ku u kapën të dyshuarit për fajde, sekuestrohen vetura e para.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksionin e zhvilluar në Prizren nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, që rezultoi me arrestimin e tre personave. Gjatë zbatimit të operacionit policor, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, raporton Sinjali.

Sinjali raportoi ekskluzivisht se tre të arrestuarit janë Jeton Thaqi, Istref Thaqi dhe djali i tij, Ardiani.

Tre anëtarët e familjes Thaqi nga fshati Caprac i Prizrenit dyshohen se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 25%.

I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, por kur nuk ka arritur që t’i paguajë kamatat mujore, të dyshuarit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të papërballueshme për viktimën.

Gjatë këtij aksioni, janë sekuestruar dy automjete, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale.

Kontrolli i Policisë është realizuar në rajonin e Prizrenit, ku pas grumbullimit të provave gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore, të dyshuarit janë arrestuar.

Të dyshuarit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtit, prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton për…