Këta janë tre kandidatët për deputetë që do të mundohen t’i zëvendësojnë familjarët e tyre

17 janar 2021 | 20:58

Abdyl Krasniqi, Shqipe Mehmeti-Selimi, e Lumnije Mikullovci, janë tre pretendentët për deputetë që mbase mund t’i zënë vendin familjarëve të tyre që dikur mbanin këtë pozitë.

Abdyli, vëllai i Jakup Krasniqit, ka hyrë në garë nga radhët e Nismës. Krasniqi thotë se do t’i përfundojë punët që mbetën në gjysmë nga vëllau i tij, si shkak i arrestimit nga Gjykata Speciale, njofton Klan Kosova.

Për të njëjtën arsye në skenën politike mungon edhe Rexhep Selimi. Vendin e tij në kuvend synon ta mbushë bashkëshortja e tij, Shqipja.

Ndërkaq nga familja e ish deputetit, Adem Mikullovci, ka hyrë në garë e veja e tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimisht e helmuan, tani Putin urdhëron arrestimin e Navalnyt. Policia…