Këta janë tre lojtarët e parë që do të largohen nga Barça

20 mars 2025 | 12:20

Barcelona ka vendosur për tre lojtarët e parë që do t’i shes në afatin kalimtar veror.

“Fichajes” raporton se drejtori sportiv i klubit, Deco, ka identifikuar tre lojtarë që me gjasë do të largohen të parët gjatë afatit kalimtar veror. Andreas Christensen është i pari në listë.

Lëndimet e shpeshta të mbrojtësit danez i kanë kufizuar paraqitjet e tij dhe me një konkurrencë të fortë në mbrojtje, Barcelona është e hapur për ta shitur atë për një tarifë të konsiderueshme rreth 30 milionë euro. I dyti në listë është Eric Garcia, i cili shkoi në huazim te Girona, ku kishte bërë përshtypje. Girona janë ende të interesuar për një marrëveshje të përhershme, dhe klube të tjera po e monitorojnë gjithashtu. Pritet që të largohet edhe Ansu Fati.

Ky i fundit dikur një perspektivë e madhe, është rrënuar nga lëndimet. E ardhmja e tij në Barcelonë duket e pasigurt, me lëvizje të mundshme në Turqi ose në një klub tjetër të La Ligës në horizont.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi   Sot, Koçani nuk është vetëm. Në…