Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht te Liqeni i Badovcit

06 tetor 2024 | 12:19

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë mbrëmjen e së shtunës.

Viktimat janë identifikuar si Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe një i ri tjetër, Shpat, për të cilin ende nuk është konfirmuar mbiemri për shkak të mungesës së dokumenteve identifikuese, raporton Sinjali.

Viktimat besohet të kenë rënë me veturë në Liqenin e Badovcit.

Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktimat kanë vdekur në vendngjarje.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të luajë ndaj Gjeorgjisë në transfertë më 14…