Këta janë tre ushtarët më të mirë që shpalli FSK-ja për vitin 2022

29 prill 2022 | 13:44

Haxhi Krasniqi është shpallur “Ushtari më i mirë 2022” në ceremoninë përmbyllëse të garës ndërkombëtare tradicionale që është mbajtur në kazermën “Adem Jashari”.

Pjesë e kësaj gare ishin edhe ushtarë nga Amerika, Turqia, Kroacia, Kanadaja dhe Maqedonia e Veriut.

Tre ushtarët më të mirë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin: në vendin e parë Haxhi Krasniqi, në vendin e dytë Eidon Mulaku dhe në vendin e tretë Qëndrim Asllanaj.

Tre ushtarët më të mirë ndërkombëtarë ishin: në vendin e parë Simon Bais nga Kanadaja, vendin e dytë Jaron Springer nga Amerika dhe Oliver Veret nga Turqia në vendin e tretë.

Disiplinat në të cilat ushtarët kanë marrë pjesë ishin testi fizik, navigimi tokësor, gjuajtja me armë të gjata dhe të shkurta, testi i njohurive dhe grupe aktivitetesh.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, gjeneralë, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të FSK-së si dhe pjesëmarrës nga ushtritë e vendeve partnere.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se kjo garë ishte mjaft sfiduese, por se dëshmojë shumë gjëra për FSK-në.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Angela Martini ka postuar një video teksa bën poza…