Këta janë zyrtarët e PDK-së që janë larguar nga detyrat shtetërore
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka larguar nga të gjitha institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.
Me këtë vendim të kryetarit Veseli, janë liruar nga detyra ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu, këshilltar i kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, të cilët janë në procese gjyqësore.
“Ky vendim nuk e paragjykon fajësinë e tyre dhe me përfundimin e gjykimeve, kur ato janë liruese, të gjithë këta persona do të kenë vendin e merituar në PDK dhe në institucione. Prandaj, unë kam biseduar me zyrtarët tanë partiakë që kanë aktakuza dhe i kam njoftuar ata për lirimin nga detyrat zyrtare që kanë mbajtur”, ka thënë Veseli të mërkurën në një konferencë për medie.
/Epoka e re/