![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/11/18991A60-C895-423F-9F38-BE3E4F87B19D.png)
Këta kandidatë e kanë kaluar testin me shkrim për gardian
22 nëntor 2018
| 11:44
Sapo është publikuar lista preliminare e kandidatëve të cilët e kanë kaluar testin me shkrim për zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Prej 1 mijë e 496 kandidatëve, janë 1 mijë e 253 kandidatë që nuk e kanë kaluar këtë test.
Ndërsa, vetëm 243 aplikues e kanë kaluar testin me shkrim.
Kandidatët të cilët nuk e kanë kaluar testin me shkrim, në bazë të rregullores kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për rishqyrtim, në afat prej tri ditëve të punës (nga data 22 nëntor e enjte, deri me datë 26 nëntor e hënë ora 16:00) drejtuar komisionit përzgjedhës, raporton Indeksonline.
Në këtë link gjeni rezultatet.