Këta katër kryetarë komunash e vazhdojnë mandatin në raundin e parë

18 tetor 2021 | 08:25

Vetëm katër kryetarë aktualë të komunave kanë arritur ta sigurojnë fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor.

Agim Aliu i Ferizajit e ka rikonfirmuar besimin nga qytetarët dhe do të vazhdojë edhe një mandat tjetër.

Në Suharekë, Bali Muharremaj do të vazhdojë të jetë në krye të komunës.

Imri Ahmeti i LDK-së do të jetë edhe për një mandat në krye të komunës së Lipjanit.

Edhe Deçani do të vazhdojë të drejtohet nga Bashim Ramosaj i AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar numërimi i votave edhe në komunën e Drenasit.…