Këta persona u lënduan mbrëmë nga shpërthimi në oborrin e një shtëpie në Pejë
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në oborrin e një shtëpie në Pejë. Atje ka shpërthyer një mjet, si pasojë e të cilit janë lënduar dy persona.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen Jarin, në rrugën “Halil Agusholli”.
Si pasojë e shpërthimit janë lënduar dy persona, të cilët, sipas informatave të para, kanë marrë një mjet në dorë i cili më pas ka plasur.
Të lënduarit fillimisht janë dërguar në spitalin e qytetit ku edhe kanë marrë intervenimin e duhur mjekësor dhe më pas janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas burimeve të Sinjali, të lënduarit kanë qenë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Të lënduarit nga mjeti shpërthyes janë: Rrezon Kelmendi, 18-vjeçar dhe Epirot Krasniqi, 33-vjeçar.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe një veturë.
Ndërkohë, njësitet relevante të policisë menjëherë pasi kanë pranuar informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetimet e para për rastin.