Këta studentë do të lirohen nga pagesa e semestrave

26 nëntor 2019 | 13:01

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur njoftimin për lirimin nga pagesa e semestrave të studentëve të këtij universiteti.

Që të jenë përfitues të kësaj mundësie studentët duhet t’i takojnë kategorisë si në vijim: familjet kosovare që kanë më tepër se një student në Universitetin e Prishtinës do të paguajnë vetëm për një student, ndërsa për studentët tjerë nuk do të paguajnë (lirohen vetëm studentët në nivelin bachelor dhe master, sipas kushteve të specifikuara në shpallje).

Afati për paraqitjen e dokumenteve është i hapur deri më 10/12/2019 në ora 15:00.

Për mënyrën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme, detajet i gjeni në linkun:

https://uni-pr.edu/desk/inc/media/EFE3BFC6-4B67-4AA1-BCDF-0F97603FB307.pdf

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në NBA është momenti i Los Angeles Lakers, pasi kjo…