Këta të rinj i bashkohen AAK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se katër studentë i janë bashkuar subjektit të tij politik.
Ai ka thënë se te rinjtë janë duke aderuar në AAK për shkak se duan të kontribuojnë që të vazhdohen punët e mëdha, për një Kosovë sovrane dhe ekonomikisht të fuqishme.
“Kënaqësi e veçantë t’iu uroj mirëseardhje në AAK, ekspertëve të rinj dhe studentëve të dalluar, Erdan Sharani, ekspert i programeve softuerike, themelues i kompanisë ‘Zhurmë Entertainment’, djalë dëshmori me pesë martirë në familje; Artan Jaka, po ashtu djalë dëshmori, ligjërues në fondacionin ‘BoneVet’, student i fakultetit të inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike; Arjan Ukmata, ligjërues i gjuhës angleze dhe Gjon Hili, student e përfaqësues i Këshillit Studentor të Fakultetit Filozofik, të cilët tek programi i AAK-së dhe udhëheqja e vendosur dhe zbatuese, shohin garancën për krijimin e kushteve që ata dhe gjithë të rinjtë e Kosovës të ndërtojnë jetët dhe karrierat e tyre profesionale në vend”, ka shkruar Haraduinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/