Këtë aplikacion nuk do të mund ta shkarkoni më
Google ka hequr aplikacionin video “Zynn” nga “Apple Store” për shkak të akuzave se ka vjedhur përmbajtje nga aplikacionet e tjera.
Aplikacioni në stilin e “TikTok” ofron para për përdoruesit që regjistrohen dhe shohin video dhe është bërë një nga aplikacionet më të shkarkuara në SHBA.
Por ndikuesit e mediave sociale pretendojnë se videot e tyre po ripostohen pa leje.
“Zynn” tha se kishte nisur një metodë të re për përdoruesit që të raportonin për plagjiaturë.
Platforma e njohur video është financuar nga “Kuaishou”, rivali kinez ndaj pronarit të “TikTok ByteDance”.
“Zynn” u bë i mundur për herë të parë zyrtarisht për përdoruesit në fillim të majit.
Përdoruesit fitojnë para në aplikacion duke parë video dhe duke ftuar miqtë për t’u regjistruar.
Fitimet pastaj mund të përdoren për të blerë kartat e dhuratave, ose transferohen përmes “PayPal”.
Udhëzimet e aplikacionit ndalojnë përdoruesit të postojnë “gjithçka që nuk zotëroni ose nuk keni leje nga pronari për të ndarë”.
Google e ka hequr aplikacionin nga “Play Store”, megjithëse gjigandi i teknologjisë nuk e ka konfirmuar ende arsyen për këtë.
Një zëdhënës i “Apple” tha që kompania po “heton” aplikacionin, i cili aktualisht është ende në dispozicion në dyqanin e tij të aplikacioneve.