Këtë fundjavë përfundon sezoni i rregullt në basketboll

20 prill 2018 | 11:51

Me ndeshjet e xhiros së XXVIII në IP Superligën e Kosovës në basketboll do të përmbyllet edicioni i rregullt, ku tashmë është gjithçka e qartë sa i përket pjesës së epërme të tabelës, derisa asaj të poshtme ende mbesin disa gjëra për t’u sqaruar në këtë fundjavë.

Sot (e premte) janë në program dy ndeshje, ajo në mes të Trepçës dhe Bashkimit (19:00), si dhe dueli ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit (19:30). Ndërkaq të shtunën Golden Eagle Ylli e pret Borean me fillim nga ora 19:00, si dhe të dielën Kerasan Prishtina është nikoqire e Pejës, takim ky që do të luhet duke filluar nga ora 19:00. Skuadrat që tashmë e kanë siguruar “play-off”-in janë Sigal Prishtina, Bashkimi, Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli, ku në gjysmëfinale do të përballen Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi-Rahoveci.

Ndërkohë në pjesën e poshtme të tabelës ende është situata e paqartë, ku tashmë dihet vetëm se Trepça është e pesta dhe për Kerasan Prishtinën, Borean e Pejën vazhdon lufta për mbijetesë në elitë, apo edhe për t’i ikur “play-out”-it.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-inspektorët e komunës së Prishtinës janë shpallur fajtorë nga Gjykata…