Këtë javë, këtë mot

24 gusht 2020 | 08:37

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e fundit e gushtit do të fillojë me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës së hënë dhe të martë në pjesën e dytë të ditës nuk do të jenë stabile dhe për pasojë do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kjo situatë meteorologjike do të mundësojë rënien e temperaturave për 3-5 gradë të maksimaleve, por nga dita e mërkurë sërish mot me diell dhe i qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë celsius.

Në viset malore temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë celsius. Indeksi UV nga dita e mërkurë sërish do t;i ketë vlerat e larta.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasojat e pandemisë së koronavirusit kanë filluar të vërehen te…