Këtë javë Kuvendi mban dy seanca

28 tetor 2024 | 13:35

Dy seanca do të mbahet gjatë kësaj jave, të mërkurën dhe të enjten.

Kështu ja bërë me dije shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“U dakorduam që të kemi dy seanca gjatë javës”, ka thënë Gashi.

Ndërsa shefi i deputetëve të AAK-së ka bërë me dije se rendin e ditës për seancën e së mërkurës.

“Seanca e të mërkurës është seancë e vazhdimit, janë një mori ligjesh, një mori seancash që nuk kanë marrë epilog se si kanë pasur shumicën. Pika e parë e rendit të ditës ka qenë debati për tri vjet qeveri, që tash duhet të bëhet 4 vjet”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një hap i rëndësishëm në fushën e teknologjisë dhe informacionit…