Këtë javë mbahen dy seanca të Kuvendit
06 shkurt 2023
| 12:44
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kryesia e Kuvendit të Kosovës është dakorduar që këtë javë të mbahen dy seanca.
Ajo ka thënë se një seancë do të mbahet të mërkurën, si vazhdim i seancës, ndërsa seanca e rregullt do të mbahet të enjten.
Sipas saj në seancën e së enjtes, përveç tjerash do të trajtohet pika për ndarjet buxhetore.