Këtë javë mbahen tri seanca plenare, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe vetingu
Gjatë kësaj jave, Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë tri seanca parlamentare. Lajmin e ka bërë me dije shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.
Kusari-Lila ka thënë se të enjten do të jenë dy seanca, ku në rend dite do të jenë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Nga mbledhja e rregullt e Kryesisë me grupeve parlamentare u dakorduam që për këtë jave Kuvendi të mbaj tri seanca plenare. E para është të mërkurën e cila do të vazhdojmë me seancën e papërfunduar. Ditën e enjte seanca e re është në orën 10:00, plotësim-ndryshimet e Kushtetueses sa i përket vetingut. Vazhdon seance tjetër të enjten në ora 10:30, vazhdohet me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë Kusari-Lila.
E sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare, ka thënë se PDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim.
“Sot është diskutuar shkurt çështja e votimit në seancë të marrëveshjeve ndërkombëtare. LDK-ja dhe AAK-ja do t’i votojnë”, ka thënë ajo.