Këtë javë mbahet takimi i parë i Komisionit të përbashkët për të pagjeturit në Bruksel
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se gjatë kësaj jave do të mbahet takimi i parë i Komisionit të përbashkët në lidhje me të pagjeturit.
Lajçaku ka ritheksuar se gjatë misionit të tij në Amerikë, me ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien dhe me zëvendëssekryetarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanofin, kanë diskutuar rreth dialogut.
“Përsëri në Bruksel, fokusi i kësaj jave do të jetë tek Personat e Zhdukur me takimin e parë të Komisionit të Përbashkët”.
“Në Uashington, D.C., u angazhova në diskutime të hollësishme me ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien dhe zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Sasha Kasanof. Së bashku, ne u thelluam në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike me të cilat përballet rajoni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe nevojën për të avancuar në Dialogun e Normalizimit”, ka shkruar Lajçaku në “Facebook”.
Marrëveshja për çështjen e të pagjeturve është arritur në muajin dhjetor të vitit të kaluar.