Këtë javë pritet të shpërndahet Kuvendi?
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot (e hënë) me fillim nga ora 11:00.
Subjektet politike parlamentare do të diskutojnë rreth caktimit të datës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se këtë javë pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shpërndarjen e legjislaturës së VI.
“Orientimet janë që seanca plenare për shpërndarjen e Kuvendit të mbahet këtë javë, meqenëse të gjitha subjektet politike parlamentare kanë shprehur gatishmëri për këtë çështje. Nuk ka arsye që kjo të zvarritet edhe më tutje”, ka thënë ky burim.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, shpërndarja e Kuvendit ndodh me dy të tretat e votave (2/3). Ndërkaq, jo më herët se tridhjetë ditë dhe më vonë se dyzetepesë ditë pas shpërndarjes së Kuvendit duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
(Shkrimin plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)