Këtë letër i shkroi presidenti kryeministrit
24 mars 2020
| 11:52
Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti, në të cilën i ka kërkuar që ta pezullojë vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.
Në letrën dërguar kryeministrit, Presidenti e ka ftuar atë ta shfuqizojë vendimin e mbrëmshëm ose, së paku, ta pezullojë implementimin e vendimit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Qeveria nuk është duke u marrë me kërkesën e presidentit. /Epoka e re/