Këtë libër e bën të veçantë këndvështrimi i paraqitjes se ngjarjeve, duke vendosur në qendër jo një shqiptar që kishte perjetuar vuatje por një serb
Nga Musa Gashi
‘Eskadronet e Vdekjes’ nga Bardhyl Mahmuti, padyshim që është një libër i veçantë. Mua ma preferuan shokët dhe e kam lexuar pothuajse me një frymë, madje mund të them se në disa raste më ka ngarkuar aq shume emocionalisht dhe ma ka ndalur edhe frymën.
Ajo që bie në sy në këtë libër dhe që mendoj se e bën të veçantë, është këndvështrimi i paraqitjes se ngjarjeve, duke vendosur në qendër jo një shqiptar që kishte perjetuar këto ngjarje por një serb.
Ishte gazetari serb (Mifi L.), i cili përmes paraqitjeve të tij në mediat në Serbi dhe në mediat ndërkombëtare, paraqiste tmerrin e asaj që kishte dëgjuar nga pjesëmarrës (militar e paramilitar serb) ne masakrat kudo në Kosovë gjatë luftës, të cilët i ishin rrëfyer atij, të t’merruar çfarë kishin parë dhe të penduar për atë që kishin bërë.
Me tutje, deri ne detaje, janë paraqitur torturat e përjetuara nga Ai, gjatë marrjes në pyetje dhe burgosjes nëpër qendra te ndalimit dhe në burgjet serbe, tortura të cilat në një ose mënyrë tjetër i kishin perjetuar pothuajse të gjithë shqiptarët që kishin qenë të burgosur në Serbi. Por edhe bashkëbisedimi qe kishte pasur me te burgosurit shqiptare brenda ne burg, te cilët me rrëfimin e të vërtetës së tyre të perjetuar në kazamatet serbe e kishin lënë ate pa fjale, dhe perjetimin e tij nën hije.
Nga ata, ai kishte mesuar gjithashtu për tmerrin që shqiptarët e burgosur kishin perjetuar në burgjet serbe, për torturat ç’njerëzore, për masakrën në Burgun e Dubravës dhe gjithë tmerrin e përjetuar nëpër burgjet apo më mirë të themi kazamatet serbe.
Në shumë nga ato ngjarje që përshkruheshin në formë të një kronike, më dukej se isha pjesëmarrës edhe vet, dhe unë besoj se secili nga ju që e ka lexuar e ka këtë ndjesi.
Si i kidnapuar nga forcat militare serbe pata fatin të jem i burgosur edhe unë, dhe atje unë kam takuar njerëz me karakter të fortë, pjesëtarë të rezistencës sonë kombëtare, dhe tani mendoj se burgu ishte vendi ku kishte rrënjët rezistenca. Pushtuesi duke tentuar qe me burgosje te shuante rezistencen, po i ndodhte e kundërta. Pothuajse te gjithe te burgosurit politikë shqiptarë pas daljes nga burgu kishin vazhduar rezistencën, madje edhe më me këmbëngulje, dhe liria e Kosovës kishte rrenjet edhe ne këto burgje.
Në këtë libër gjen detaje nga ngjarjet e ndryshme të luftës të ndodhura në Kosove, nga masakrat e ndryshme te ndodhura gjate asaj kohe, por edhe nga zhvarrimi, transporti dhe fshehja e shqiptarëve të masakruar, në mënyrë ç’njerëzore, neper varrezat masive kudo në Serbi.
Bardhyl Mahmuti, jo vetëm me ‘Eskadronet e vdekjes’, por edhe me “Mashtrimin e Madh’ dhe ‘Kurthet terminologjike’, ka dhënë një kontribut të madh në zbardhjen e ‘Gjenocidit në Kosovë’, si plagë e hapur e shoqërisë sonë.
Profesioni im si mjek ligjor nenkupton edhe pjesëmarrjen në zhvarrime në varrezat masive kudo në Kosovë e Serbi, gjithashtu edhe ne takimet me delegacionin e Beogradit në diskutimet për të zhdukurit, dhe në shumë raste më kanë hyrë në punë informacionet dhe të dhënat nga ‘Eskadronet’, ‘Mashtrimi’ dhe ‘Kurthet’, me shume sesa çdo gjë tjetër.
Për të treguar gjithë ato ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur gjatë luftës deri në detaje, natyrisht që ka qenë e nevojshme hulumtimi dhe leximi i aq shumë marerialeve e dokumentave dhe kjo deshmon se sa shumë ka punuar në këtë drejtim autori Bardhyl Mahmuti, i cili meriton gjithë respektin tonë për këtë punë të madhe që ka bërë.
Ne kemi nevojë aq shumë të tregojmë tmerrin që ka ndodhur këtu, para dhe gjatë luftës por kemi pasur mungesë të këtij tregimi. Ne te gjithë flasim aq shume per luftën por shkruajmë aq pak fatkeqësisht.
Kur filloi rezistenca dhe lufta, kërkohej ngritja e moralit te popullit, atëherë u pa se ka pak poezi qe na hyjne ne pune, ka pak tekste per kenge qe mund te këndohen, ishim të apo ndonje autor tjeter, por nuk mjaftonte.
Ne jemi rritur duke shikuar RTSH në, duke lexuar fshehtas ‘Gjarpinjtë e gjakut’ të Adem Demaçit, duke interpretuar fshehtas ‘Procesin’ e Jusuf Gërvallës, duke degjuar këngët e rapsodëve nëpër oda, por fatkeqësisht as këto nuk ishin të mjaftueshme. Fatkeqësisht shkrimtarët tanë më në zë te asaj kohe në veprat e tyre kishin thurrur lavde për Titon, për stafetën e për vëllazërim bashkimin, dhe kjo nuk na hynte ne pune fare atehere.
U detyruam te kthehemi prape te rilindasit, te Fjalët e qiririt të Naimit, te Këngët e pakëndueme të Migjenit, te Jam shqiptar e kosovar të Mitrush Kutelit, te Anës lumenjve e Rent o Marathonomak të Nolit, pastaj te Terrori ne Kosove e Kadarese etj. Kërkohej ngritja e moralit për popullin dhe ushtaret tanë që kishin kapur armët për lirinë e ketij populli, për t’i dalë zot këtij vendi. Ata po luftonin duke kënduar Marshin e UÇK se te Arif Vladit, A vritet pafajsia, dhe këngët e Ilir Shaqirit
Ne kete drejtim ne kishim nevoje atëherë por edhe tani per autore si Bardhyl Mahmuti, i cili me nje pune te palodhshme dhe mjeshtri te jashtëzakonshme, na ofroi Eskadronet përpara dhe na i hapi sytë, e na trokiti ne kokat tona, qe te punojmë edhe me shume dhe kurr te mos harrojmë ate qe ka ndodhur.
Ky është një libër i mirë për t’ia preferuar e dhuruar një miku.
Gjithashtu, ky libër do të ishte nje skenar i mirë për film për luftën e Kosovës.
Menjëherë pasi e kam lexuar këtë libër, e kam kontaktuar autorin Bardhyl Mahmuti, e kam përgëzuar për punën e tij dhe ia kam kërkuat versionin elektronik të librit (ne PDF) dhe atë pos ne shqip, edhe në anglisht e spanjollisht, dhe ua kam dërguar këtë miqve të mi kudo nëpër botë, të cilët kam pasur rastin t’i takoj gjatë punës sime si mjek ligjor; ne Finlande, Portugali, Spanje, Angli, Poloni, Maqedoni, Meksike e Australi
Ata më janë falenderuar dhe më kanë shkruar se Kosova do të mbetet përgjithmonë në zemrat e tyre.
Nëse nuk mundemi të shkruajmë si Bardhyl Mahmuti së paku ta shpërndajmë këtë libër tek miqtë tanë dhe unë konsideroj se secili nga ne kemi miq kudo nëpër botë dhe ata janë ambasadorët me te mire te ketij vendi
Nëse të tjerët kanë shpërndarë genjeshtra për Kosovën, ne duhet ta shpërndajmë të vërtetën për atë që ka ndodhur këtu. Konsideroj se këtë e kemi obligim, secili nga pak nga vetja e tij, ashtu si mundet e sa mundet dhe Kosova do të bëhet, qoftë edhe vetëm për hir të atyre që kanë dhënë jetën për këtë vend.