![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/moti-1.jpg)
Këtë mot kemi këtë javë
10 gusht 2020
| 08:57
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.
IHK njofton se vranësirat herë-herë pasdite do të shoqërohen me reshje lokale shiu.
Reshjet përgjithësisht në gjithë territorin do të jenë shumë më të ulëta se reshjet e fundit të javës që po e lëmë.
Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës.
Do të fryjë erë nga drejtimet veriperëndim dhe juglindjeje me shpejtësi 1-9m/s.