“Këtë mrekulli duhet ta shohë bota” – William Walker i mahnitur me Devolli Corporation
Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ishte mysafir special te “Devolli Corporation”.
E kuriozitetin për fabrikën më të madhe në Kosovë, ambasadori amerikan e ka qysh në hyrje të objektit, raporton Klan Kosova.
Përveç te fabrika, miku i madh i shqiptarëve shumë informacione për korporatën mori në takimin që e zhvilloi me pronarin e “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli.
Me çka pa e dëgjoi, ky mbeti i fascinuar.
“Devolli Corporation”, për Walker është histori suksesi.
“Ajo çfarë ka ndodhur këtu është për t’u marrë shembull në krejt vendet”, deklaroi mes tjerash Walker.
Raportuesi i Kosovës në OSBE, ambasadori William Walker është ndër mysafirët e shumtë ndërkombëtarë e edhe vendorë që vijnë për vizitë të kompania që për taksapagime, numër të punëtorëve e eksport, është lidere.