Këtë person e arrestoi policia pas kërcënimit të presidentit

27 mars 2020 | 11:45

Policia e Kosovës, sot, pas kërcënimit që i bëri presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka arrestuar Kujtim Pecin nga Mitrovica, shtëpinë e të cilit e ka bastisur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në shtëpinë e të arrestuarit janë gjetur dhe konfiskuar objektet me të cilat kishte kryer kërcënimin. Kujtim Peci njihet edhe si Kujtim Boletini për shkak të fshatit, kërcënimi i të cilit u publikua edhe në media.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, me datën 26.03.2020 zyrtarët policor në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore.

Hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata në Angli për shkak të COVID-19 ka filluar të…