Këtë simptomë të çuditshme përjetoi pacientja zero në Britani

12 qershor 2020 | 13:00

Kur shkoi tek mjeku me rrahje të shpejta të zemrës dhe probleme me frymëmarrjen, që në muajin shkurt, askush nuk e dinte se ishte infektuar.

Tani Sarah Churchill 36 vjeçe nga Britania ka zbuluar se ishte infektuar me koronavirus dhe përjetoi një simptomë të çuditshme, skuqje dhe irritim në duar dhe në këmbë. Sarah mendohet të jetë një nga personat e parë me koronavirus në Britani.


Mjekët fillimisht menduan se shenjat e saj, bashkë me kollën e vazhdueshme ishin shenja të kancerit të gjakut apo edhe HIV. Testet që bëri nuk treguan këto sëmundje, por vetëm disa muaj më vonë pasi ia nxorri aplikacioni i gjurmuesve se mund të ishte e infektuar, një ekspert e ka konfirmuar se ajo ishte e infektuar dhe se edhe pacientë të tjerë po raportojnë shenja të tilla.

Në intervistën për Metro Sarah ka treguar: Nuk ma kishte marrë mendja kurrë se mund të kisha qenë e infektuar. Është e çuditshme të shohësh këto simptoma. Shenjat e mia i kanë futur tani në listën e simptomave të koronavirusit dhe dua tu them të gjithëve që nëse kanë këto shenja të kontaktojnë mjekët.


Nië profesor nga King’s College London ka thënë: Zakonisht kjo simptomë shoqërohet me simptoma të tjera, mund të shfaqet dy javë para simptomave të tjera, ose dhe pas dy javësh. Kjo simptomë nuk është marrë parasysh sepse njerëzit nuk janë në dijeni, dhe mjekët gjithashtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që pas shpërthimit të pandemisë, ekspertët kanë kanë arritur të…