Këtë të premte do ta shihni reagimin e veteranëve
13 gusht 2020
| 08:39
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka paralajmëruar që këtë të premte organizatat e dala nga lufta do të reagojnë. Megjithatë, ai nuk ka përmendur formën dhe mënyrën e reagimit.
Duke folur për Gjykatën Speciale, ai në Kanal10 ka deklaruar se OVLUÇK-ja është për zbardhjen e të gjitha vrasjeve. “Nuk jemi kundër zbulimit të krimeve, por Specialja po merret vetëm me shqiptarët, jo me etnitë e tjera”, ka thënë Haradinaj.