![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/06/35898641_1603956369727671_5666094755814047744_n-1-1.jpg)
Këtë vit maturantët do të pajisen me certifikatë të re (FOTO)
21 qershor 2018
| 19:23
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka njoftuar se këtë vit maturantët do të kenë certifikata të reja pas kryerjes së testit të maturës.
Sipas MAShT-it, këto certifikata do të jenë falas.
“Këtë vit maturantët do të pajisen me certifikatë të re, e cila do të jepet falas nga Ministria e Arsimit”, është thënë në njoftim.
Kështu do duket certifikata:
/Epoka e re/A.Shefkiu