Këtë vit mund të mbahen zgjedhjet e rregullta

17 janar 2024 | 08:05

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se qeveria Kurti është qeveria e parë e pasluftës që ka arritur ta çojë mandatin deri në fund.

“Jemi të vetëdijshëm që 60 ditë përpara munden me u shpallë zgjedhjet, munden të mbahen të rregullta edhe këtë vit, eventualisht vitin tjetër. Zgjedhjet e rregullta, që moti nuk ka pasur në Kosovë, përfshijnë fushatë 30 ditë”, tha Kusari Lila.

Shefja e GP e LV-së ka thënë se opozita “nuk është kredibile as serioze të flasë për zgjedhje”.

“Ka filluar prej vitit të parë të qeverisjes të flasë për zgjedhje, ka vazhduar edhe tash. Ka pasur edhe një nismë për mocion mosbesimi. Ka pasur vazhdimisht kërkesë, por pa asnjë konsistencë dhe asnjë kauzë”, u shpreh ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flakron Kurteshi, 33-vjeçari nga Prishtina, i cili është baba i…