Këtë vit Mural Fest do të mbahet edhe në Gjakovë
17 mars 2021
| 13:20
Rreth organizimit të kësaj ngjarje, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka pritur në takim drejtoreshën e këtij Festivali, Lebibe Topalli dhe të rinjtë e Gjakovës të cilët po angazhohen për jetësimin e këtij projekti.
Kryetari Gjini është shprehur i gatshëm që të mbështesë këtë ngjarje me të gjitha kapacitetet që disponon institucioni që ai udhëheq.