Këtë vit nuk ka liberalizim të vizave, shpresojmë vitin tjetër
29 shtator 2022
| 08:50
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, në një prononcim për EO ka thënë se vështirë se Kosova do të marrë liberalizimin e vizave.
Sipas tij, vështirë mund të pritet që këtë vit qytetarët të lëvizin të lirë, ndonëse thotë se procedurat administrative mund të përmbyllen.
“Kjo është diçka që duhet të debatohet në nivele më të larta. Mendon që ka fjalë mjaft nuk është hera e parë që ne na ofrohen vizat në një afat të caktuar kohor, por unë kam përshtypjen që ky vit do të iluzor që të kemi aplikim të liberalizimit të vizave”.
“Ndoshta procedurat administrative do të përmbyllen, por liberalizimi është vështirë të pritet. Besoj që viti i ardhshëm do të jetë vit ku qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm”, tha Dreshaj.