Këto do të jenë pagat e policëve sipas ligjit të ri
22 tetor 2018
| 17:06
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezantuar rritjet e sakta të pagave për Policinë e Kosovës sipas ligjit të ri.
Haradinaj ka thënë se pagat e policëve do të jenë si vijon: policët e rinj – 468 euro, policët e lartë – 513 euro, rreshterët – 558 euro, togerët – 634 euro, kapitenët – 694 euro dhe majorët – 906 euro, ndërsa policët me gradën e nënkolonelit sipas tij do të kenë rritje në pagë vetëm 27 euro, pa përmendur totalin.
Këtë prezantim të pagave, Haradinaj e ka bërë me rastin e pensionimit të policit, Asllan Krasniqi për të cilin ka organizuar një pritje.
/Epoka e re/