
Këto drejtori do t’i udhëheqë AAK-ja në Prishtinë
15 dhjetor 2017
| 11:47
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Shpend Ahmeti, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për bashkëqeverisje në Prishtinë.
Sipas kësaj marrëveshje AAK-ja do ta udhëheqë drejtorinë e Arsimit, Inspekcionit dhe Sportit, raporton “InfoKomuna”.