Këto dy figura të reja i bashkohen PDK-së
24 shtator 2019
| 13:02
Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i janë bashkuar sot psikologu Batjar Halili dhe poetja Manjola Halili.
Lajmi është bërë me dije nga zyra për informim e PDK-së.
“Partia Demokratike e Kosovës është familje e madhe. Te ne të gjithë respektohen, askush nuk diskriminohet dhe çdo anëtar i ri mirëpritet. Edhe psikologu Batjar Halili dhe poetja Manjola Halili, nga sot janë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi shpresë për qytetarët. Ne e ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë”, është thënë në njoftimin e PDK-së.
/Epoka e re/