Këto dy klube angleze e dëshirojnë Muriqin

11 janar 2022 | 10:28

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, mund të transferohet në Premier Ligë, pasi për të janë të interesuara dy klube angleze.

Qendërsulmuesi i kushtoi 20 milionë euro Lazios, për ta transferuar nga “Fenerbahçe” në shtator 2020, por ka pasur shumë pak ndikim në fanellën e Biancocelestit.

Reprezentuesi kosovar bëri vetëm 48 paraqitje zyrtare për klubin, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asistime.

Sipas “TuttoMercatoWeb”, Hull City kishte bërë një afrim për Muriqin, por tani ka kaluar në objektiva të tjerë.

Ka një interesim të fortë nga Leeds United, të cilët kanë shënuar vetëm 21 gola këtë sezon dhe ndodhen në vendin e 16-të. Problemi është se Lazio duhet të shesë para se të mund të sjellë një zëvendësues dhe Leeds duket i prirë ta marrë Muriqin vetëm në huazim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ousmane Dembele duket se e ka fituar betejën e kontratës…