Këto dy ndeshje zhvillohen sot në Ligën Unike

23 shkurt 2022 | 12:57

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e tetë në Ligën Unike te femrat, ku do të zhvillohen përballje interesante.

Dy skuadrat kosovare me ambicie të mëdha, Prishtina dhe Bashkimi përballen në kryeqytet, ku të dy skuadrat synojnë fitoren. Prishtinaset kanë katër fitore e dy humbje, ndërsa prizrenaset katër fitore e tri humbje në këtë edicion të Ligës Unike. Këto dy skuadra u përballën edhe në finalen e Kupës së Femrave, ku fitore shënuan vashat prizrenase, dhe kjo do të bëjë më interesante këtë sfidë. Si Prishtina, ashtu edhe Bashkimi, kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, ndërsa takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet të jetë edhe sonte.

Në sfidën tjetër të ditës së sotme do të takohen Tirana dhe Flamurtari i Vlorës. Skuadra kryeqytetase shqiptare ka pësuar gjashtë humbje në gjashtë ndeshje, duke qenë e vetmja pa fitore në elitë, kurse skuadra vlonjate ka pesë fitore e një humbje, duke pasur ambicie të larta në edicionin e parë të Ligës Unike.

Të enjten do të kemi një përballje interesante mes Partizanit të Tiranës dhe Penzës nga Peja. Vashat tiranase kanë një fitore e pesë humbje, ku fitoren e vetme e kanë ndaj rivalit lokal, Tiranës, kurse kampionet e Kosovës kanë pesë fitore e një humbje. Humbjen e vetme e pësuan nga Prishtina.

Liga Unike e Femrave – Java 8

E mërkurë
19:00 Prishtina – Bashkimi
19:00 Tirana – Flamurtari

E enjte
17:00 Partizani – Penza

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur dëshminë e tij…