Këto dy shtete hapin kufijtë nga 15 qershori
Austria dhe Gjermania parashikojnë rivendosjen e qarkullimit të lirë në kufijtë e tyre të përbashkët duke nisur nga 15 qershori, të mbyllur që prej mesit të muajit mars për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri, ka treguar sot qeveria austriake.
“Duke nisur nga 15 qershori, hapja e kufirit mes Gjermanisë dhe Austrisë do të jetë e mundur”, ka deklaruar për radion publike “Ö1”, ministrja e Turizmit dhe Bujqësisë Elisabeth Köstinger.
Ky vendim, i marrë pas diskutimeve mes drejtuesve të dy vendeve, do të paraprihet me një lehtësim të kushteve të kalimit që prej 15 majit.
Ajo theksoi se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kancelari austriak Sebastian Kurz, kishin biseduar për këtë çështje dhe kanë rënë dakord për një hapje graduale të kufijve të tyre.