Këto dy shtete po e bllokojnë Kosovën për liberalizimin e vizave

11 shtator 2020 | 12:37

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dha detaje rreth takimeve të tij në Parlamentin Europian, si dhe foli për marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë dhe investimet amerikane në Kosovë.

Hoti ka përmendur takimet me kryetarin e Parlamentit Europian dhe me Komitetin e Punëve të Jashtme Parlamentare të vendeve të ndryshme që kryesisht janë të interesuar për takimin Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës tha për Euronews Albania se pavarësisht se Komisioni Europian ka vite që e mbështet liberalizimin e vizave dhe se janë vetëm vende si Franca apo Holanda që po pengojnë këtë proces.

Hoti u shpreh se po punohet me dy vendet në nivel ministror që të binden se kushtet e imigrimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar janë përmbushur dhe po mbeten të tilla.

Pyetur rreth qëndrimit që do të mbajë kryeministri nëse LDK dhe AAK nuk qëndrojnë bashkë në qeveri ai i është referuar kësaj si një situatë hipotetike për të cilën nuk mund të japë një përgjigje.

“Unë po zbatoj të gjitha pikat e marrëveshjes dhe nuk ka asnjë arsye që ndonjëra prej partive të dalë nga koalicioni,”- tha ai.Kryeministri nuk la pa përmendur dhe njohjen nga Izraelin të cilën e konsideroi një njohje shumë të rëndësishme por sqaroi se nuk mund të ndërhynte në politikat e BE dhe SHBA.

Ndërkaq ai foli dhe për mundësinë që do t’i jepet Serbisë për të pasur dalje në detin Adriatik të cilën nuk e konsideroi mënyrën e duhur për ta parë këtë situatë. Hoti sugjeron që të shihet në perspektivë ndryshe duke thënë se po punohet për një hekurudhë Prishtinë-Durrës por që sidoqoftë nuk do të shërbejë vetëm për këto dy vende.

Euronews Albania e ka pyetur kryeministrin Hoti edhe për shifra konkrete të investimeve amerikane në Kosovë ku ai përmendi projektin e autostradës dhe hekurudhës Prishtinë-Merdar, projektin e gaz përçuesit që vjen nga Shkupi dhe nga veriu i RMV dhe ndihmën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për të cilat do të shpenzohen rreth një miliard dollarë.

Hoti nuk ka folur konkretisht se pse u tërhoq nga pikat të cilat ishin në të mirë të Kosovës duke u shprehur me siguri që kjo marrëveshje do të sjellë vetëm të mira e një pjesë e tyre janë bërë të dukshme.

I pyetur nëse kjo marrëveshje do të mbyllet në shtator të vitit 2021 kryeministri i Kosovës ka preferuar të tregohet i rezervuar në dhënien e afateve kohore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fansa të shumtë të Kim Kardashian kanë spekuluar se ajo…