Këto dy shtete pritet t’i njohin patentë shoferët e Kosovës

28 dhjetor 2022 | 08:19

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje duke filluar nga ora 10:00.

Në mesin e 36 pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Nismës për lidhjen e marrëveshjes me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut për njohjen reciproke të patentë-shoferëve.

“Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patentë shoferëve”, është pika e 16’të e rendit të ditës.

Po ashtu, do të shqyrtohet edhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Kosovës dhe këtyre dy shteteve mbi transferimin dhe përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Emrit dhe Pasagjerit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Agron Islami Nëse nisemi nga faktet historike, shohim se…