Këto dy skuadra do të luajnë në barazh
19 maj 2019
| 18:21
Janë zhvilluar gjashtë ndeshjet e fundit në elitën e futbollit të Kosovës.
Feronikeli është shpallur kampion me 80 pikë, kurse Prishtina nënkampione me 75 pikë. Liria dhe KEK-u kanë rënë nga Superliga, kurse Gjilani dhe Trepça ’89 do të luajnë në barazh.
Rezultatet
Feronikeli – Prishtina 1-0
Flamurtari – Llapi 3-2
Ballkani – Drita 2-0
Liria – Drenica 1-3
Trepça ‘89 – KEK-u 4-0
Ferizaj – Gjilani 2-1
/Epoka e re/