Me këto fjalë Fadil Beka e kujton“Epopenë e Dukagjinit”
25 mars 2018
| 00:16
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Beka, ka kujtuar 20-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”.
Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se pikërisht me këtë datë para 20 viteve, së bashku me Kadri Veselin, Sokol Bashotën dhe Sinan Bashotën u nisëm nga Drenica për t’i ndihmuar të plagosurit në këtë betejë, ku në mesin e tyre ishte plagosur edhe Ramush Haradinaj.
“Rrugëtimi deri në Jabllanicë (shtëpia e Lahi Ibrahimajt) ku ishin vendosur bashkëluftëtarët, ishte me peripeti të mëdha. Lavdi të rënëve për lirinë e vendit. Lavdi Epopesë së Dukagjinit!”, ka shkruar Beka.