Këto fshatra në Suharekë shpallen vatra të përhapjes së virusit Covid-19

19 prill 2020 | 23:11

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se Ministria e Shëndetësisë i ka njoftuar se ka marrë vendim që fshatrat e Komunës së Suharekës si: Vraniq, Bukosh, Krushicë e Poshtme, Reshtan, dhe Rruga “Ramiz Sadiku” të shpallen vatra të përhapjes së infeksionit Covid-19.

Sipas këtij vendimi obligohen të gjithë banorët t’i respektojnë masat, sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Ju informoj gjithashtu se në Reshtan nuk ka asnjë rast. Prandaj është gabim që Reshtani është theksuar si vatër e përhapjes së infeksionit për momentin. Të dhënat për të prekurit që janë publikuar në atë zonë, janë në Rrugën ‘Skënderbeu’ në Suharekë. Prandaj e ftoj Ministrinë e Shëndetësisë që ta përmirësoj vendimin.
Ndërkohë, qytetarë të Komunë së Therandës ju ftoj që të rrini në shtëpi dhe t’i respektoni rregullat e caktuara nga institucionet shëndetësore”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Bali Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për disa çifte, karantina mund të jetë bashkëjetesë e detyruar.…