Këto ishin kërkesat e organizatorëve të ONDSh-së

14 nëntor 2018 | 14:39

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /21/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

Organizatat e këtushme sa  ku e kanë krye e se si janë formue unë nuk i di. Por keta e dinë vete se ku i kanë mare direktivat. Ismail Gorani me shokë e njofe por skam te bajë me te. Unë Tahirit  si kam dhanë asnjë urdhër e tjetër send, me Tahirin sjam pamun fare  pse ai rrinë ne nji odë tjetër e unë në nji tjetër odë.

VENDIM

Mbasi koha  kaloi vazhdimi i seancës gjyqësore lihet per nesër me 24/9.1945, ora 9 para dite, dhe keshtu te pandehurit nën roje te sigurta u dërguan ne burgun e këtushem.

Sekretar; Mustafë Biçoku, anëtar; Kolë Shiroka, dhe kryetar; Hivzi Sylejmani.

PROQESVERBAL, 24/9/1945

Trupi gjykues tue qenë i formuar si në senatën e sipërme dhe tue qenë gati dhe Prokurori Publik Ali Shukrija dhe pranë sekretari Mustafë Biçoku, u mblodhë ne sallën e gjykimeve në shtëpin e kulturës te këtij qyteti.

U prunë të pandehurit nga burgu dhe tue pas pran mbrojtësit e tyre, u vunë në vendin e caktuam dhe vazhdoi gjyqi.

Prokurori Publik thase kërkojm qe tash seanca gjyqësore te vazhdoi me dyer të hapura.

Vendim: Trupi gjykues tue e pranuar  kërkimin e Prokurorit vendosi vazhdimin e gjykimit me dyer të hapura.

Mbas deklarimit të këtij vendimi u hapën dyert e sallës së gjykimit.

Kur u pyet i pandehuri Xhemil Fluku i cili tha se Sefedin Ahmeti e Sylejman Malta kanë fillue ma përpara nga puna dhe mua  me ka thirrë Sylejman Mallta, kete e kam ndie në hetuesi prej Sefedinit. Ne ballafaqimin që është bamun, dhe Abdullah Hajrullahi, ka qenë i ngarkuar per te mbledhur drithë. Në rinin e patokut Abdullah Hajrullahu nuk ka ardhë në mbledhje por sepse nuk e di. Kadri Ramadan Topallin e njomi, por marrëdhënie e gjë me te nuk kam pas. Prej Hysen Rexhep Kabashit kam marrë nj letër por përgjigje nuk i kam dhene mbasi une  ate personalisht nuk e njomi.

Kur u pyet i pandehuri Kadri Ramadani tha: Unë Xhemil Flukun nuk e kam pas njofto dhe të paren herë e kam parë ne konferencën e vneshtave dhe atje e kam njoftoë, unë nuk di se a ka qenë kryetar komiteti ose jo, po ashtu dhe pët Sefedinin nuk e di se ç’detyra ka pas.

Kur u pyet i pandehuriHajrullah Abdullahi, thase: Ashtë e vërtet se une ne shtepin e Abdullah Hazërit, kur janë mbledh kamë qenë edhe unë ne mbledhje, aty kam thënë se ka komitet në Mamushë, Rahovec, Suharekë, e di kush ne Drenicë e se ka edhe njerëz qe janë në lidhje e se punët janë në rregull. Për njerëzit unë nuk kam dijeni mbasi nuk me kanë kallxue. Unë kam qenë si ushtar në Brigaden e II-të, jam liruar një javë pas Shëngjergjit, atje kam qëndrue gjysme muaji. Unë skam qenë në Komitet fare, por vetem ne Levan në vneshta per konferencë, betimi qe kemi bamun ka qenë per me pas me qitë ne shesh shtepin e Abdullah Hamzes, e jo për tjetër. Shaban Gjakovën e njomi e ky ka lidhje me Kabash, kete  une ma ka thanë Xhemili, kush ka punue me te nuk e di. Zija Çolli a ka mbledhur pare ose jo nuk e di, por une kam ndegjue se dhe ai ndodheshe ne komitet. Keto fjalë janë bisedue ne shtepin e Abdullahit dhe i kam thanë ashiqare. Në levan Sefedin Ahmeti e Xhemil Fluku janë perla per punë, se Xhemili i thoshte ti spo punon sipas urdhënave të tija, e Sefedini i thoshte atij se  Xhemilit  se ste njohi fare. Njani prej te malit Sali Zhuri ne levan thase, ne leter na keni shkrue per tridhjetepesë palë opinga, kurse neve  kemi marr vetem pesmbdhjet palë e drithë kemi marr pesë bare, keto fjalë i ka drejtue Saliu anëtarëve të komitettit. Xhemilit, Sefedinit e Kadri Topallit,  unë e të tjerët kemi qenë ma ne skaje qe ishim unë, Hasani, Sefedin Ahmeti, Topalli e të tjerët kanë qenë ma afer tyre si Xhemili e Sefedini e të tjerë. Per se kapiten Ali Riza te kete shkue me u takue me Muharrem Bajraktarin e qe sjan takue nuk kam degjua gjë. Sefedin Ahmeti ashte ne burge e ka profesionin çikërrimtar e asht ne moshë 25 vjeçe. Kamberi nga mosha është 35-40 vjeç. Kete e kam pare në konferencë edhe nji herë e kam parë qe eshte takue me Sylejman Malltën. Ç’punë ka me Kamberin nuk kam dijeni. Palaça ç’detyrë ka pas nuk e di, per ne shtepi tëAbdulla Hamzës ka qenë i ngarkuar me mbledhë drithë, si ndihmes i Sulejman Malltes. Kush e ka prur kapiten Ali Rizën te veshur si hoxhë këtu ne Prizren nuk e di. Unë kam shkue njëherë ne shtepin e tij, dmth. Te Abdullah Hazërit, ku aty ishin dhe njerëz të tjerë dhe Kadri Ramadani e të tjerë te komitetit. Sefedini ka thanë se folni para meje e mos kini frikë se këte e kemi tonin. Unë në komitet skam qene fare, vetem se  kam qenë si ndihmës i Sylejman Malltës, letren qe me thoni e ka shkruar Sylejman Mallta, e çka kanë shkrue une  nuk e di. Unë kam qenë i thirur ne konferencë prej tyre e skam parë tjetër veç kam ndejtur. Unë nuk di se kjo punë ishte kontra shtetit, e vonë si e mora vesht u largova, nuk kam lajmrue qeverin se kam pas frikë. Topalli nuk ka bamun be, e nuk dije se ka que gja ose jo ne mal. Nuk asht e vertet qe une e kam lajmrue pushtetin tue than se pushteti asht i lig. Xhemili ka thanë se duhet me bamun propagandë porse unë nuk e di. Kur kam  shkue unë në mal, Ali Riza ka than se , kush i mungon kësaj pune vritet edhe sikur me qenë ne shtepi, edhe unë nga frika me gjithëse  isha ftohur prej kësaj pune, shkoja nganjëherë, unë me Xhemilin kam folur turqisht.

I pandehuri Xhemil Fluku kur u pyet tha kapiten Riza me ka ngarkue  me u lidh me vendet e tjera, por unë i kam thanë s’mundem me u bamun kete punë dhe keshtu nuk kam bamun edhe lidhje. Unë s’kam  thene gjë në konferencë se me cilën kemi lidhje.

Kur u pyet i pandehuri A. Hajrullahu thase kur kemi shkue ne shtepin e Avdullah Hamzës, i pandehuri Xhemil Fluku ka thënë se Shaban Gjakovën e njohi e ka marr letrën prej Mustafa Dërgutit dhe i kanë përgjigje. Me shkruante vetem dy fjalë.

I pandehuri Xhemil tha :Mustafa Dërguti me shkruante nese është formue komiteti ose jo, letra ka qenë e nënshkruese, por mbasi ai njeriu që ma pruni me thase ta qonë Mustafa Dërguti, te cilin unë e  e njof, por skam pas lidhje me te, unë skam dijt qe Mustafa ndodhet në mal. Personi qe me pruri letrën me thase kemi nji komitet te formuar ne Rahovec, e për lidhje nuk me ka tregue.

Për thirrjen në mal te Xhavit Nimanit, për tu marr vasht me të malit me ka pas thanë kapiten Ali Riza, por une skam pranue e nuk kam thanë gjë. Mohon grindjen me Sefedin Ahmetin. Betimi qe kemi bamun ska pas për qëllim tjetër por vetem per me dalne shesh emrat e shtepijave qe mblidheshin drithin dhe opingat se kush i ka que nuk di gjë.

Kur u pyet i pandehuri Abdullah thase: keta janë hanger me fjalë Xhemili me Sefedinin dhe kete zënje e kanë bamun vetem per opingat dhe drithin.

Kur u pyet i pandehuri Xhemil Fluku thase: nuk janë të drejta çka thotë Abdullahi, e unë nuk di gjë per drithë e opinga. Si anëtar kanë qenë Jahja Shehi e të tjerë.Sylejman Mallta arkëtar. Palaqo ka pas detyrën me mbledh ndihma  e Shehi me ba propagandë. Abdullahi per me mbledh, Topalli ska qenë aty, e une nuk di gjë te ket ndonji detyrë. Abdullah Hamza-Palaqo ka pas qenë caktua per me ndihmue Sylejman Mallten. Kapiten Riza  tash asht ne mal, e më parë ka qenë si kapiten i Pejës se financave. Kajtaz Ramadanin une nuk e njohi.

I pandehuri Kajtaz Ramadani kur u pyet thase Remë Shehzaden e tjerë i njohi e nuk eshte e vertet se une te kam  thanë gjë për  te por ate ditë qe jam pyet kam qenë i sëmurë e nga ethet si i koton do të kem thanë.. Pjetër Toma  nga Dobërdoli me ka thanë se nji qikë që kërkon OZNA nga Shkodra qe ka qenë sekretare e Xhafer Devës ka qenë te ai e ka shkue në mal, kjo ka nji javë pas shëngjergjit. Në Dobërdol unë skam qenë fare e pe rate vajzen e kam marr vesh ne Rahovec. Unë kam qenënë Dobërdol ketu gjasht e shtat muaj e kam shkuar vetem rrugës, kurse kam shkue ne Kijevë tek miku jem Ibish Zenunin e Meten i njomi Mustafën e Ahmetin i njomi dhe keta dy janë fis[. Ahmet Dërguti ka pas detyrë per me mujt me marr vesht me Gjakovën, kjo punë ka qenë në pranverë dy muaj pa u burgos.Ahmeti ka shkue në Gjakovë por ska mundur me ba gja atje ne Rahovec ka marre detyrën me mund me marr ndihma, perveq detyrës ka pas marr detyra me formue në qytet komitetin e kjo ka qenë në muajin prill. Ati Ahmet Dërguti ka thanë se duhet me formue komitete dhe me mbledh ndihma. Të gjitha punët i shkruante  Rifati si ma i zoti se na. Detyrat janë ndar e caktuar ne shtepin e Halil Dërgutit, unë jam emrue si kryetar, sekretar Rifati dhe arkëtar Ahmet Dërguti. Te hollat kemi dasht me i mbledh qe komiteti te ketë pare. Bardh Isufin e kam pas njofto e une letër nuk i kam dergje atij. Zeqir Lutanin e njomi si per njeri të mirë e kete jan të lidhun në mes tyne ose jo nuk di. Pas dhjetë ditëve  të caktimit te detyrave Sheh Muhedini me tha se  duhet heq dorë se kjo është punë e keqe. Benë e kemi bamun ne shtepin e Halil Dërgutit e betimin e ka këndue Rifati: Betohem mbi kuran, Flamur e allti, se do të kërkoi te drejtat t’ona , per luftë skemi bamun be.

Unë atë kohë kam qenë Kryetar i Frontit të përbashkët të Rahovecit. Neve ketu na ka mashtrue Rifat Krasniqi. Kadri Minushin e njomi dhe Kadrija kur me ka thanë para se te burgosemi nja pes javë ne fund të marsit per nji hoxhë që ka ardhë nga Prizreni, e ka kerkue listat e të vrarëve, unë i thash pse a kini andej se neve e kishim lanë komitetin. Kadrija se ku i moriato lista unë nuk e di, nuk di a ja ka dhanë atij ose jo. Letër me Kadrin une  skam que.

Kur u pyet i pandehuri Kadri thase: kur kam marr letrën e Hoxhës, unë kam pyetur Ahmet Dërgutin e ato lista i ka dërgue permes per nji prizrenas [per ne ne Prizren. Unë kam qenë anëtar, kryetari ska dijeni per kete punë se neve ja kemi dhanë ato për Tahirin që i kërkonte si nëpunës.

Kryetari i gjyqit deklaroi te bahen dhetë minuta pushim.

Mbas mbarimit të dhetë minutave pushimi trupi gjykues tue qenë i formuer si më parë u kthye ne sallen e gjykimeve dhe filloi vazhdimin e gjyqit.

KËRKESAT E ORGANIZATORËVE TË ONDSh-SË ISHIN:

Kur u pyet i pandehuri Rifat Krasniqi tha Kadri Minushi ka pas  detyrë por se çfare detyre nuk e mbaj në mend. Kadrin e njomi qysh se ka qenë okupacioni dhe kur jam takue me te në Rahovec se nëpunësi i tij me ka thirr ne fund të muajit mars kur unë isha ne zyre tue punue, tue me thanë për me shkue ne teqe. Si asht formue komiteti nuk di se Kadriu çdetyrë ka pas si me tha Kadrija mu keta kanë pas bisedua më parë ne mes tyre Kadrija, Kajtazi e Shehu, per punë te komitetit dhe ma ne fund me kanë thirrë dhe mua dhe unë kam vajtur, me sekretarin e Këshillit të Rrethit të Rahovecit. Unë kam qenë zemëruar e hatri si për shembull kryetari ka qenë i Rahovecit e une ne lidhje me detyrën kam bamun grindje per ndihmat a njihere  tjetër ka mare nji shkresën t‘ime dhe e ka grisur dhe për këtë Hasani mua sme ka thanë gjë, por ka dhe shembulla të tjerë padrejtësie dhe veçanërisht për formimin e seksionit gjyqësor pse ata kanë kundërshtua emnimin tim dhe kanë insistuar me e formue sekcijen. Kajtaz Ramadani per shkyçjen e letrës këtu në Prizren te cilën e kam shkrue mbi fjalen e Kajtazit, i cili me ka tregue dhe personin perme  ja dhanë e per me ja que Jusuf Bardhit dhe unë e kam shkrue e ja kam dhanë atij personit per Katazit si kam kallxue. Kur e kam shkrue letrën Vahidi ka qenë me nji tavolin me mua. Për kët[e letër nuk i kam thanë qe kam shkrue do gjana qe nuk ekzistojn fare. Unë si shkrova letrën kam shkue ne bankë per me i ndrrue do të holla te cilat per me ia dhanë Jusuf Bardhit  ja kam dorëzua atij njeriut qe me tregoi Kajtazi, ai njeriu ka ardhur ketu nga  Istoku e ne Rahovec per me blem arpaxhik, te cilin unë nuk e njomi me keta jemi takue ne kafe te Mustafë Hamitit. Kajtazi me ka thanë para se unë vija në Prizren e se neve kemi formue komitetin ose une  nuk dija per formim as per udhëzime e si duhet me veprue. Emni komitetit të Rahovecit nuk ja kam pas shkrue qe eshte komitet demokratik Nacional. Sesi e ka pas emnin komiteti i Prizrenit, nuk e di. E si qellojn keto emna te komiteteve Prizrenit dhe Rahovecit, unë nuk e di ese skam pas lidhje. Ne burg kam folë me nji hoxhë i cili me ka thanë se kam qenë ne Rahovec e tjetër gjë sme ka thanë. Situata politike në prill të këtij viti se si ka qenë brenda e jashtë nuk e di se une smerem me politikë. Radio aparat qe me thoni skam dijeni per politikën shqiptare e te brendshmen skam thanë kurr gjë. Kush ka shkue në konferencë e Sanë Franciskos të Amerikës si përfaqësues shqiptarë nuk e di. Mitat Frashëri se njomi por zanin ia kam ndi. Per komitet me u formua e emnat te jenë të mshefura per mos me mare ndonji masë qeveria kam shkrua letër, megjithë që neve skemi pas per qellim me u lidhë me Shqipërin e jo kundër pushtetit. Sendet qe kërkoheshin kane qenë: 1.  Për flamurin,  2. Bashkimi i Kosovës me Shqipërin e re e  3. Nënpunësit me qenë shqiptarë. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, ka kritikuar udhëheqësen e Birmanisë, Aung…