Këto ishin uniformat e parë të Ushtrisë së Kosovës (Foto)

24 janar 2019 | 20:52

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Fatlik Lila, ka treguar dy llojet e uniformave të para të Ushtrisë së ardhshme të Kosovës, të cilat filluan të përdorën në vitin 1990.

Ai ka bërë me dije se në dhjetor të vitit 1990 filloi qepja e uniformave ushtarake.

“U deshën plot 28 vite rrugëtim deri te uniformat legale të Ushtrisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Lila.

Postimi i plotë i tij:

28 VITE RRUGETIM

Më 11.11.1990, në Gjakovë, u themelua Organizata Ushtarako-Politike e emërtuar “Fronti për Rezistencë dhe Bashkim Kombëtar”. 

Në Kuvendin themelues morrën pjesë këta përfaqësues të trojeve shqiptare:

1. Afrim Morina – Therandë

2. Avdyl Krasniqi – Drenoc, Malishevë

3. Çerkin Peci – Mitrovicë

4. Fadil Curri – Shkup

5. Fatlik Lila – Gjakovë

6. Fatos Aliu – Prishtinë

7. Halil Koliqi – Drenas

8. Hamëz Jashari – Prekaz, Skënderaj

9. Hamdi Hajdini – Lugina e Preshevës

10. Mentor Kaqi – Gjakovë

11. Naim Krasniqi – Prizren

12. Ismet Kryeziu – Prizren

13. Sokol Dobruna – Gjakovë

14. Palush Palushi (nikoqir) – Gjakovë

Dhe mysafirë nderi:

• Ali Aliu – Prishtinë

• Hyda Dobruna – Gjakovë

Që në dhjetor të vitit 1990, pos detyrave të tjera lidhur me shtrirjen, ngritjen dhe funksionalizimin e organizatës në fjalë, filloi edhe qepja e uniformave ushtarake, numri më i madh i të cilave u sekuestrua nga ana e sigurimit serb me rastin e arrestimit të disa anëtarëve të “Frontit” në Gjakovë, më datë 14.12.1991. Pra, u deshtën plot 28 vite rrugëtim deri te uniformat legale të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Urime Ushtria, Kosovë!

Më poshtë po postoj fotot e dy kompleteve të uniformave ushtarake të asaj kohe, që arritën të mbijetojnë deri në ditët e sotme, ka shkruar ish i burgosuri politik Fatlik Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, deklaroi se…