Këto janë 10 qytetet më të shtrenjta në botë
Singapori është qyteti më i shtrenjtë në botë për të pestin vit rradhazi, sipas raportit më të fundit të Economist Intelligence Unit, ku Paris dhe Zyrih renditen në vendin e dytë.
Sondazhi i EIU është dizajnuar për të ndihmuar kompanitë të llogarisin kostot e jetesës dhe të krijojnë paketa kompensimi për emigrantët dhe udhëtarët e biznesit.
Destinacionet e Azisë dhe Europës dominojnë renditjen e qyteteve më të kushtueshme në raportin e publikuar.
Deri në vitin 2013, Tokio ishte qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar. Kryeqyteti japonez ka rënë shtatë vende nga viti i kaluar. Hong Kong, qyteti i dytë më i shtrenjtë i vitit të kaluar, ra në vendin e katërt.
Parisi është qyteti i vetëm i eurozonës në mesin e 10 vendeve më të shtrenjta edhe pasi vlera e euros ra. EIU tha se kryeqyteti francez mbeti “strukturalisht shumë i shtrenjtë për të jetuar, me oferta vetëm për alkool, transport dhe duhan në krahasim me qytetet e tjera europiane”.
Tel Avivi ishte i vetmi kryeqytet i Lindjes së Mesme midis 10 vendeve të para. Kostot e transportit janë 79 % më shumë se çmimet në New York, thotë raporti.
Pronësia e makinave ishte një faktor e renditjes së lartë të Singaporit. Megjithatë, raporti vë në dukje se ky qytet-shtet mbetet shumë më i lirë se “kolegët e tij” në aspektin e mallrave shtëpiakë dhe punësimin për ndihmë shtëpiake.
“Lëvizjet e valutës vazhdojnë të jenë një arsye e madhe për ndryshimet në renditje,” tha EIU.
Dobësimi i dollarit bëri që asnjë qytet Amerikan të bëhej pjesë e 10 vendeve më të shtrenjta, pavarësisht rritjes së kostos relative të jetesës në SHBA gjatë viteve të fundit. Raporti cilësoi New York dhe Los Angeles si qytetet më të shtrenjtat në vendin e 13 dhe 14, nga pozicioni i nëntë dhe i 11-të vitin e kaluar.
Dollari ra kundër të gjitha monedhave të G-10 vitin e kaluar, me rritjen e euros më shumë se 14%.