Këto janë 26 shtetet evropiane që Trumpi ua ka ndaluar fluturimet për në SHBA

12 mars 2020 | 11:58

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një vendim ku do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e premtja në mesnatë.

Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën mbrëma, ai ka deklaruar se kufizimet “e forta por të nevojshme” përjashtojnë Britaninë. “Këto kufizime do të përshtaten në varësi të kushteve në terren” ka deklaruar presidenti.

Lista e mëposhtme tregon vendet e prekura nga vendimi i SHBA:

Austria
Belgjika
Republika Çeke
Danimarka
Estonia
Finlanda
Franca
Gjermania
Greqia
Hungaria
Islanda
Italia
Latvia
Lihtenshtajni
Lituania
Luksenburgu
Malta
Hollanda(Vendet e Ulëta)
Norvegjia
Polonia
Portugalia
Sllovakia
Slovenia
Spanja
Suedia
Zvicra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Haki Abazi ka pritur të…