Këto janë 6 kërkesat e Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Derisa lufta midis Ukrainës dhe Rusisë është duke vazhduar, të dy vendet takohen pothuajse çdo ditë për të provuar të arrijnë një marrëveshje dhe të dorëzojnë armët e tyre përfundimisht.
Që nga 14 marsi 2021, civilët e vrarë nga lufta në Ukrainë arrijnë në 636, nga të cilët 46 janë fëmijë sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). 1 125 persona të tjerë janë plagosur , 62 prej tyre të mitur.
Cilat janë kërkesat e Putinit për t’i dhënë fund luftës? Edhe pse asnjë nga dy ekipet negociuese nuk ka dashur të specifikojë kërkesat në publik, “Abcnews” ka publikuar kërkesat e mëposhtme ruse.
Kërkesat e Putinit për Ukrainën:
1) Mos u anëtarësoni në NATO dhe merrni një pozicion neutral.
2) Rusishtja duhet të jetë gjuha e dytë zyrtare e Ukrainës, ligjet që e ndalojnë atë duhet të hiqen.
3) Njohja e Krimesë si territor rus.
4) Të njohë pavarësinë e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut.
5) Çmilitarizimi i Ukrainës dhe braktisja e armëve që mund të jenë një kërcënim për Kremlinin.
6) Ndalimi i partive dhe organizatave ultra-nacionaliste në Ukrainë.