Këto janë 7 klubet e mëdha evropiane që refuzuan Ronaldon
Cristiano Ronaldo është në momentin më të vështirë të karrierës së tij, pasi për herë të para nuk po gjënë atë që kërkon. Portugezi është duke kaluar një moment krize te Manchester United, kjo për shkakun se ai kërkoi largimin gjatë merkatos së verës, por deri më tani nuk është bërë e mundur për disa arsye.
Në momentin e parë ishte Unitedi që vuri veton për të mos e lënë sulmuesit të largohet, por me kalimin e ditëve, u vu re se skuadrat që portugezi pretendonte të transferohej nuk ishin te interesuara për shërbimet e tij. Milani, Interi, Bayerni, Chelsea, Real Madridi, PSG-ja dhe Atletico Madridi i kanë thënë “jo” afrimit të tij.
Me nisjen e sezonit, situata te “Djajtë e Kuq” u përkeqësua me tepër, aq sa tani duket se Ten Hag ka ndryshuar qëndrim sa i përket të ardhmes së legjendës portugeze.