Këto janë çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme
12 korrik 2022
| 09:32
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim: “Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.75 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.69 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit gas është: 0.78 € për litër”, njofton ministria, transmeton “Epoka e re”.
Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 12/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë të vlefshme 24 orë nga data dhe ora e publikimit.