Këto janë detyrat që e presin Avokatin e Popullit në Gjykatën Speciale
Me emërimin e Avokatit të Populliut për dhomat e specializuara, Gjykata Speciale ka bërë një hap drejtë plotësimit të kushteve për fillimin e punës së saj.
Avokati Tomë Gashi ka shpjeguar për detyrat që pritet ti ketë në kompetencën e tij i posa emëruari italiani Pietro Spera në pozitën e Avokatit të Popullit.
Gashi për “Indeksonline” theksuar se detyrë e tij do të jetë vlerësimi i kushtetutshmërisë së akteve juridike qe i nxjerrin gjykata speciale dhe zyra e prokurorit special, por nuk do të ketë të drejte të ndërhyj në procedurat penale gjyqësore.
“Roli i këtij institucioni është që të vlerësoj kushtetutshmërinë e akteve juridike qe i nxjerrin gjykata speciale dhe zyra e prokurorit special, por nuk ka te drejte të ndërhyj në procedura penale gjyqësore e as të gjykatës dhe as të akteve juridike , të aktakuzave që i paraqet në gjykate Prokurori special”, ka shpjeguar Avokati Gashi.
Tutje ka theksuar se Avokati i Popullit ka te drejte të reagoj në rast se me akte të veçanta juridike shkelet kushtetuta e Kosovës dhe ka të drejtë të paraqes kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë se akteve juridike të gjykatës dhe të zyrës së prokurorit special, por jo te aktgjykimeve.
“Thënë më thjeshtë ai ka kompetenca të njëjta si te avokatit te popullit në Kosovë por fushë-veprimtaria e tij është e koncentruar vetëm në vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve juridike që i nxjerr gjykata dhe prokuroria speciale në Hauge”, ka thënë në fund avokati Gashi.
Pietro Spera u emërua Avokat i Popullit në Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Në njoftimin zyrtar tregohet se Spera që prej vitit 2010 ka punuar si gjykatës në Gjykatën e Gjenovës, ku ka kryesuar gjykime dhe procese ndërmjetësimi e pajtimi. Nga 2008 deri në 2010 ishte Kreu i Projektit Italian për Drejtësi në Kabul (Afganistan), ku bashkërendoi pjesëmarrjen e Italisë në projektet e reformave në drejtësi, përfshirë reformat e legjislacionin kombëtar të Afganistanit dhe trajnimin e profesionistëve ligjorë për nxitjen dhe garantimin e pajtueshmërisë me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
“Emërimi si Avokat i Popullit është një nder dhe privilegj për mua dhe jam i gatshëm për sfidën e përmbushjes së mandatit që më është besuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Spera me rastin e emërimit.