Këto janë disa prej shenjave, që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur
Sigurisht, asgjë nuk duhet t’ju demotivojë apo t’ju bëjë pesimistë ndaj asnjëherë mos u dorëzoni!
Kini kujdes, ato që do t’ju rreshtojmë më poshtë mund të jenë lehtësisht të përmirësueshme, ndaj është më mirë kur ia dini defektet vetes.
Nëse keni edhe ju shenjat e mëposhtme, nuk jeni të lindur për të qenë një Bill Gatesi. Ju harxhoni më shumë energji për të kursyer sesa për të gjetur mundësi për të fituar më shumë para.
Ju nuk keni asnjë ide investimi dhe as nuk keni tentuar ta bëni diçka të tillë.
Ju jeni në rregull nëse keni një pagë konstante, kaq doni.
Ju blini edhe gjëra të cilat nuk keni mundësi t’i keni.
Ju keni ndjekur ëndrrën e dikujt tjetër, jo ëndrrën që do të donit ju të bënit realitet.
Ju rrallë herë dilni nga zona e komfortit.
Ju nuk i vini synime vetes lidhur me paratë.
Në fillim ju harxhoni, pastaj ruani pjesën që ngelet.
Ju besoni se nuk do të jeni kurrë miliarder.